Thursday, 27 October 2011 07:17

Letër qenit tim

Dikur në vitet e mia të rinisë kisha lexuar se njeriut, që të bëhet njeri i janë dashur katër-pesë milionë vjet, kurse sivëllezërit e t'u përparojnë shumë më shpejt pas jo më shumë se 16 mijë vjet komunikim me njeriun,

qentë kanë filluar të tregojnë cilësi njerëzore: gëzim, trishtim, besnikëri, dashuri, mirënjohje, prekje, ndjenja faji, gatishmëri për shoqëri (unë çdo ditë pres të fillosh të më flasësh, ndoshta ti më flet, por unë nuk e kuptoj gjuhën tënde për arsye të mendjemadhësisë time hipokrite si njeri).
Ju, qentë, si gratë e vjetra trake vdisni pas vdekjes së njeriut që keni dashur (qeni i Ivan Radojevit** nuk deshi të jetojë edhe vdiq një javë pas vdekjes së të zotit), a ka njeri të sotëm të aftë të bëjë një sakrificë të tillë ? Më bëjnë vërejtje, se ti nuk je një qen i edukuar, se nuk i nënshtrohesh asnjë urdhëri- është e vërtetë. Por nëqoftëse do të të vëzhgojmë në bazë të kritereve njerëzorekush është ai njeri me mend që nënshtrohet? (Ulu! Çohu! Leh! Hesht! Kafsho! Lëpi! Zvarritu! etj).

 

 

Related items (by tag)

back to top