Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Premte, 19 Pri 2024
E Enjte, 27 Tetor 2011 07:23

Imazhi i fesë islame në tekste shkollore të historisë

Ky punim shqyrton mënyrën e përfaqësimit të imazhit të fesë islame dhe myslimanëve shqiptare në disa tekste të përzgjedhura të historisë shqiptare për shkollat e mesme, të përdorura gjatë periudhës komuniste e pas-komuniste.

Duke u mbështetur në një mekanizëmtë thjeshtë vlerësues që del në pah në këto tekste, pikërisht, përshkrimi negativë , pozitivë apo asnjanës i këtyre dy kategorive, argumentohet se tekstet e shqyrtuara paraqesin një imazh të përzier të islamit. Fillimisht, ai përshkruhet si një fenomen që shkaktoi një disekulibër përkundrejt përbërjes fetare ekzistuese dhe me kalimin e kohës vemdoset një ekulibrium i ri, në të cilën dalin imazhe pozitive të fesë islame dhe myslimanëve shqiptarë. Ky imazh pritet të vazhdojë në historigrafinë shqiptare, ndërkohë që paraqitja e islamit si fe monolite në Shqipëri është tashmë e sfiduar dhe në proces të të rishkruarit.