Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Martë, 23 Pri 2024
E Enjte, 27 Tetor 2011 07:23

Turk, Elhamdulilah

Rreth vitit 1994, kur nisa të shkoj për herë të parë në xhami, më kujtohet si tani sesi një ditë në xhaminë e sapo ndërtuar të Kombinatit, shoh një grup të rinjsh që po talleshin me një plak të moshuar.

Plaku i cili, nëse nuk gaboj ishte me origjinë nga zonat e Pogradecit, u thoshte djemve që vinin në xhami se ne muslimanët jemi turq. Sipas plakut, turk ishte edhe vetë profeti Muhamed. Djemtë e xhamisë ma rrëfyen rastin e plakut, për tëmë treguar sesa i rrjedhur ishte xhaja që nuk e dinte ende që ne jemi shqiptarë. Dhjetë vite më vonë, në 2004, kur punoja në Kavajë, një kavajas që donte t i tregonte një turku që ishtememua sesa të afërt janë kavajasitme turqit, i thotë që: ne në Kavajë themi Kavajë e kuqe, rremë Stamolli. Pas një viti, në muajt e dimrit 2005, Myftiu i Shkodrës me të cilin po bisedoja mbi situatën në qytetin e tij, ndër të tjera më tregoi një anekdotë të vjetër shkodrane, ku tregohej sesi në kohët e vjetra një burrë kur shkon te myftia e pyet: Myfti efendi sa sharte ka Tyrqinia?