Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Premte, 19 Pri 2024
E Hënë, 31 Tetor 2011 19:17

Poezi

Albemigrant


Per tu ngrohur ndez këmbët e tua
të thata dhe të çara nga rruga
Për t u ftohur
zbraz torbën e qullur të supit
ngarkuar me reshje ëndrrash
dhe fikesh si shkrepëse.
Sa vjet u bënë qe po ecën, albemigrant?

 

Durrës, plazh 2007
Janë kthyer emigrantët me pushime
rruga u bie përmes një deti fiqsh e pjeprash
rëra është spërkatur me fara lulediellinë një cep verande
një zorrë uji dridhet si gjarpër nga presioni
Jevga e përkulur në breg
pjek misra dhe bën fresk me lapushkë
foshnja e ndjek me sy të topitur të jëmën
që djersin dhe vijën e hollë të tymit që ngjitet lart
Hajde misra! Misra të pjekur!
Një gomar i ngarkuar me rrush
ndalon këmbët përpara një kështjelle rëre
katundari hidhet të mbledhë lodrat me ngjyra
që po i merr vala
fëmija buzëqesh dhe vizaton një gomar në rërë.
Në ekran të televizorit
ngatërrohen imazhet e miseve të bardha
me ato të politikanëve kostumzinj
emisioni më i shikuar është Njerëz të humbur
Nëpër kafene të gjitha bisedat konvertohen në Euro.