Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Mërkurë, 24 Pri 2024
E Mërkurë, 16 Nëntor 2011 08:31

Ebrejtë shqiptarë

Pas kontakteve të para izraelito-shqiptare të viteve 1934-1935, në burimet tona arkivore vërehet një pauzë e cila vazhdon gjatë gjithë vitit pasardhës. Interesimi i autoriteteve shqiptare për ebrejtë rishfaqet papritur në fillim të vitit 1937.

Më 1 mars të këtij viti Zyra Sekrete e Ministrisë së Brëndshme nxjerr një qarkore, që i dërgohet të gjitha prefekturave të vendit, në të cilën ministri Musa Juka urdhëronte të bëheshin hetime lidhur me personat me origjinë izraelite si dhe të tregohej se me çfarë pune merreshin dhe kur kishin ardhur në Shqipëri. Nga përgjigjet që i kanë ardhur Ministrisë ne kemi gjetur vetëm atë të Bashkisë së Durrësit, datuar 9 mars 1937. Shkresa e saj na bën të njohur se në Durrës në atë kohë gjendeshin 20 ebrej me origjinë greke, shumica e të cilëve ishin tregtarë të ardhur nga Vlora. Disa javë më vonë Ministria e Brëndshme harton një listë mbi ebrejtë që ndodheshin në disa qytete të Shqipërisë. Në bazë të saj del se, në Gjirokastër ka patur 47 ebrej, në Tiranë 13 ebrej (këtu nuk janë dhënë pjestarët e familjeve), në Vlorë 16 (pa anëtarët e familjeve ) dhe në Shkodër 11 (me anëtarët e familjeve).

Më tepër në këtë kategori: « Estetika në Bizant Mbi Vermmer-in »