Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Premte, 19 Pri 2024
E Mërkurë, 16 Nëntor 2011 08:37

Demokraci të brishta: kriza e legjitimitetit në sistemet postkomuniste

Dështimi i madh i komunizmit dhe shembja e tij në Evropën Qendrore e Lindore si dhe në Bashkimin Sovjetik kanë frymëzuar një diskutim tepër të gjallë teorik në mes studiuesve, brenda e jashtë këtyre rajoneve, në lidhje me tranzicionin e njëkohshëm nga totalitarizmi komunist në një rend (pak a shumë) demokratik dhe nga një ekonomi e komanduar në tregun e lirë.

Pjesëmarrësit në këtë debat, deri më sot, janë përqendruar posaçërisht në aspekte të ndryshme të reformave ekonomike dhe institucionale në ish-vendet socialiste, kryesisht në Poloni, Hungari, Republiken Çeke, dhe, natyrisht, në Rusi. Sidoqoftë, ndërsa është shkruar mjaft për tranzicionin postkomunist në këto gjashtë-shtatë vitet e fundit, të pakta kanë qenë përpjekjet serioze qoftë për të sistemuar atë çfarë është mësuar deri më sot, qoftë edhe për të vlerësuar metodat me anë të të cilave është akumuluar kjo njohje. Ne dimë sot mjaft përsa i përket krijimit të sistemeve të rinj partiakë dhe adoptimit të kushtetutave apo legjislacioneve të reja demokratike, privatizimit dhe politikave të stabilizimit makroekonomik etj. Sidoqoftë, ende mungon një teori integruese mbi tranzicionin postkomunist.

 

Më tepër në këtë kategori: « Mbi Vermmer-in Hanna Harend »