Revista PERPJEKJA

You are here: Faqja kryesore
Tuesday, 16 Apr 2024
Monday, 17 September 2012 06:08

Robër të Skënderbeut - Mbi debatin rreth heroit kombëtar shqiptar

Në fund të vitit 2008 u botua në Shqipëri një biografi e re shkencore mbi heroin kombëtar të Shqipërisë, Skënderbeun, nga autori zviceran (siç kritikët shqiptarë nuk harrojnë të përmendin) Oliver Jens Schmitt (aktualisht profesor i Historisë së Europës Juglindore në Vjenë).

Ajo u bë menjëherë subjekt i polemikave të zhurmshme, duke përfshirë si fyerje personale dhe kërcënime ndaj autorit, ashtu edhe mbështetje prej publikut. Një debat i ashpër shpërtheu jo vetëm në gjirin e bashkësisë shkencore të Shqipërisë, por edhe në masmedia (duke përfshirë edhe forumet e internetit dhe newsgroup-et) dhe mes lidershipit politik, me Presidentin Topi në krye. Schmitt-i u akuzua se po përpiqej t'u mohonte shqiptarëve personalitetin e tyre historik më të shquar dhe më të respektuar. Në fakt, Schmitt dekonstrukton (zbërthen) pikëpamjen e lashtë të heroit të pathyeshëm që udhëheq popullin e tij në luftën epike për liri. Argumenti i Schmitt-it se origjina e Skënderbeut ishte ortodokse dhe jo katolike është ndër më të debatuarit. Artikulli është një dokumentim i debatit shqiptar që precipitoi prej librit.