Revista PERPJEKJA

You are here: Faqja kryesore
Tuesday, 16 Apr 2024
Monday, 17 September 2012 06:19

Bëhu i ditur të jesh i lirë: Nga nacional-komunizmi në nacional-evropianizëm

 

"Të çmitizosh figurën e Gjergj Kastriotit do të thotë të bësh sulm kundër konceptit të lirisë. Ky titull gazetash që i atribuohej shkrimtarit Ismail Kadare, lexuar në pasqyrën e shtypit të mëngjesit, më tërhoqi vëmendjen sepse më prekte edhe në punën

 

time. Kam mëse dhjetë vjet që botoj një revistë (Përpjekja) synimi i së cilës është futja e frymës kritike në kulturën shqiptare, e, në këtë kontekst, edhe çmitizmi (dekonstruktimi) i shumë miteve të nacional - komunizmit në emër të diturisë dhe lirisë.
Fac sapiens liber eris (bëhu i ditur që të jesh i lirë) është edhe motoja e revistës. Kurse Kadareja na thotë se të çmitizosh do të thotë të jesh kundër lirisë për robërinë. Dhe kjo nuk përbën një diferencë të vogël, por është bash e kundërta.

Â