Revista PERPJEKJA

LOADING
PREV
NEXT
http://revistaperpjekja.org/components/com_gk3_photoslide/thumbs_big/696447kopertina_36_37.jpg

Fac sapias et liber eris

  Bëhu i ditur që të jesh i lirë

Ndodheni këtu: Faqja kryesore » Nr. 28-29 » Nacionalizmi dhe mashkulloriteti te Istori e Skënderbeut
E Enjte, 18 Pri 2024
E Hënë, 17 Shtator 2012 06:29

Nacionalizmi dhe mashkulloriteti te Istori e Skënderbeut

 

Në këtë artikull ne shqyrtojmë përfaqësimet e mashkulloritetit dhe kombit në 
veprën e Naim Frashërit Istori e Skënderbeut. Do të shikojmë se si Naimi në fund të
 shek. XIX e paraqet luftëtarin e shek. XV si përfaqësues të kombit shqiptar dhe në 
funksion të nacionalizmit shqiptar.

 

Rrjedhimisht lidhja Skëndërbe-shqiptarë bëhet e 
pazgjidhshme: vetitë mashkullore të heroit të tij i vishen kombit shqiptar dhe, në të
 njëjtën kohë, prejardhja dhe mjedisi shqiptar përbën shtratin biologjiko-kulturor të 
sjelljes mashkullore të Skënderbeut. Për shqiptarët e sotëm është mëse e natyrshme që 
Skënderbeu të jetë në qendër të përfytyrimeve kombëtare; siç e vëren me mprehtësi
 një historian i huaj, Skënderbeu është një model shqiptarie, një shkurtore e sistemit
 shqiptar të vlerave (Morozzo della Rocca, 2000: 118). Mirëpo nuk ka qenë gjithmonë
 kështu: ishte Rilindja Kombëtare ajo që hodhi themelet e kulturës kombëtare shqiptare
 dhe bashkë me të edhe mitin e Skënderbeut. Skënderbeu ndeshet te shkrimet e para të
 arbëreshëve në italisht në fillim të shek. XIX mbi prejardhjen dhe historinë e shqiptarëve. 
Në dhjetëvjeçarin e fundit të shek. XIX, Skënderbeu kishte zënë vendin qendror në 
panteonin e heronjve historikë të nacionalizmit shqiptar, edhe në sajë të shkrimeve të
 vëllezërve Frashëri (Clayer, 2009: 155-159, 398-399). Mirëpritja e Skënderbeut si hero
i i shqiptarëve dhe konsiderimi i tij si një model për t'u imituar në lëvizjen kombëtare
 qindra vjet pas vdekjes së tij, i detyrohet edhe faktit se bëmat e tij luftarake i
 përshtateshin kulturës popullore patriarkale dhe idealit mashkullor si pjesë qendrore e
 saj. Ndër shkrimtarët e Rilindjes, padyshim Naimi dhe vepra e tij, Istori e Skënderbeut, 
kanë luajtur rolin kryesor për njohjen dhe përhapjen e përfytyrimeve mbi Skënderbeun 
te shqiptarët.

 

Â