Revista PERPJEKJA

LOADING
PREV
NEXT
http://revistaperpjekja.org/components/com_gk3_photoslide/thumbs_big/696447kopertina_36_37.jpg

Fac sapias et liber eris

  Bëhu i ditur që të jesh i lirë

Ndodheni këtu: Faqja kryesore » Nr. 28-29 » Skënderbeu në nacionalizmin bashkëkohor shqiptar
E Enjte, 18 Pri 2024
E Martë, 18 Shtator 2012 19:36

Skënderbeu në nacionalizmin bashkëkohor shqiptar

 

Ky artikull shqyrton ripërpunimin bashkëkohor të mitit të heroit kombëtar të shqiptarëve, Skëndërbeut. Nëpërmjet figurës së Skëndërbeut, nacionalizmi shqiptar përpunon një imazh të kombit si vazhdimësi e pastër e Evropianizmit që nga shekulli i XV e deri më sot.

 

Ai e arrin këtë duke krijuar një vetëdije zanafillëse të unitetit politik qysh në Mesjetë, si momentin e parë të ndërtimit të shtetit komb në Evropë. Së dyti, nëpërmjet imazhit të rezistencës ndaj Perandorisë Osmane, ai e pozicionon Shqipërinë si mbrojtësen historike të kufijve të Evropës së Krishterë. Në këtë mënyrë ajo vetëparaqitet si faktor jetësor në zhvillimin historik të Qytetërimit Evropian. Në këtë artikull argumentohet, se ky është një apel i keqadresuar Evropës - nisur nga dëshira për anëtarësimin në të ardhmen në Bashkimin Evropian - që ta njohë Shqipërinë ngaherë e tashmë evropiane. Nocioni i Evropës shihet këtu si ideal i fuqishëm organizimi që ndikon direkt në formimin e identiteteve kolektive në periferi të Bashkimit Evropian.

 

Â