Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Enjte, 25 Pri 2024
E Martë, 18 Shtator 2012 19:46

Vështrim historik i marrëdhënieve turko-shqiptare

 

Dihet se takimi i parë i turqve me shqiptarët ka ndodhur në territorin ku ata gjenden ende sot. Zgjerimi i pushtimit osman drejt Ballkanit përbën bazën e lidhjes që zgjatet deri në ditët tona, me grupe të ndryshme etnike ndër këto territore, në të cilat gjenden edhe tokat shqiptare.

 

Me sa duket, ky ndikim i ndërsjelltë ka berë që, me kalimin e kohës, popuj të ndryshëm të Ballkanit të arrijnë të integrohen në administratën osmane. Në këtë mënyrë, që në mesin e shekullit XV deri në atë XX këta popuj kanë qenë në bashkëjetesë dhe kanë ndarë të njëjtin fat. Për më tepër, kjo seri vlerash të përbashkëta ka vazhduar të jetë dinamike edhe në periudhën e rënies së Perandorisë Osmane.
Pa asnjë dyshim mund të thuhet se shqiptarët përbejnë një nga grupimet më të qarta me të cilët osmanët, ndryshe turqit, u përballën në Balkan dhe u bënë kështupjesë të zhvillimeve historike. Duke dhenë ushtarë, drejtues të lartë administrativë dhe fetarë, ky grupim pati një kontribut të rëndësishëm në forcimin dhe përhapjen e forcës së shtetit osman, i cili u ngrit në pozitën e një perëndorie botërore. Duke u mbeshtetur në këtë kornizë themelore, mund ta grupojmë në dy pika kryesore zhvillimin e kësaj lidhjeje. E para, procesi i kthimit të tokava shqiptare në zonë administrative osmane dhe mënyra e përceptimit dhe vlerësimit të kësaj administrate nga shqiptarët; administrata osmane i hapi rrugë ndryshimeve sociale, etnike dhe fetare. E dyta, punësimi i shtresave shqiptare të osmanizuara në shkallë të ndryshme të administratës, roli i tyre administrativ dhe politik, kontributi që patën në vendosjen e vetë tyre në zonat e tjera të perandorisë jashtë Shqipërisë; dhe së fundmi, problemet e adaptimit dhe integrimit në zonën në të cilën gjendeshin.

 

Â