Revista PERPJEKJA

LOADING
PREV
NEXT
http://revistaperpjekja.org/components/com_gk3_photoslide/thumbs_big/696447kopertina_36_37.jpg

Fac sapias et liber eris

  Bëhu i ditur që të jesh i lirë

Ndodheni këtu: Faqja kryesore » Nr. 28-29 » "El cuor nostro" - Studim i burimeve rreth fateve politike dhe të administrimit të kështjellës së Krujës në kohën e sundimit venedikas
E Shtunë, 20 Pri 2024
E Martë, 18 Shtator 2012 19:52

"El cuor nostro" - Studim i burimeve rreth fateve politike dhe të administrimit të kështjellës së Krujës në kohën e sundimit venedikas

 

Në Arbëri, nuk ka ndonjë vend tjetër, përveç Krujës, që të jetë edhe qendër e vendit dhe pasqyrë e historisë së tij. Askush nuk e shpreh më mirë këtë se venedikasi Giovan-Battista Giustiniani, i cili i prezantoi në vitin 1553 elitës politike të qytetit të tij të lindjes një përshkrim të hollësishëm të Arbërisë; si të atyre pak pronave midis Budvës dhe Ulqinit që i kishin mbetur Serenisimës (Republikës së Venedikut, P.P.) deri rreth mesit të shek. XVI, ashtu edhe të trojeve që shtriheshin nga Ulqini deri në Durrës, që osmanët ia kishin marrë Republikës së Shën Markut midis viteve 1479 e 1501.

 


Ai e përshkruan me ngazëllim pamjen e papërsëritshme që shfaqet nga çerdhja shkëmbore e Krujës dhe hapet mbi gjithë Arbërinë, e që vëzhguesit i lë edhe sot mbresa të jashtëzakonshme: Me pamjen e gjerë, kjo (kështjella e Krujës, O.S.) e ka si në pëllëmbë të dorës ultësirën e Tiranës, sheh Kepin e Rodonit, ultësirat, fushat dhe qytetin shumë fisnik të Durrësit, gjithë tokën e Skurajve, atë të Petrelës, tokat e Drenicoich; dallon malin e lartë të Tomorrit sipër Beratit në drejtim të Vlorës; po u drejtove nga Veriu, sheh Lezhën, tokat e Shkodrës, qytetin e Ulqinit, që bie si thikë drejt detit; kundruall Krujës shihen malet mbi Tivar dhe malet e Kotorrit. Dhe, një kënaqësi e veçantë është kur më pas të hapet deti, ku shikimi të bëhet i pafund. Mund të nxirret përfundimi që, siç të thotë me siguri shumëkush, nga qyteti

 

Â