Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Martë, 23 Pri 2024
E Martë, 18 Shtator 2012 20:19

Skënderbeu në historiografinë turke: Sprovë për një vlerësim kritik

 

Falë studimeve të fundit shkencore, veçanërisht nga Oliver Jens Schmitt dhe Nathalie Clayer, është tashmë emirënjohur se zbulimi i Skënderbeut nga intelektualët nacionalistë shqiptarë të shekullit XIX mbështetej në perceptimin e drejtpërdrejtë ose të ndërsjelltë të imazhit të tij në letërsinë perëndimore.

 

Sidoqoftë, perceptimi dhe përfaqësimi i tij si hero kombëtar nuk u përcaktua nga përmbajtja e kësaj letërsie. Do të ishte pikërisht ideologjia e nacionalizmit ajo që do ta kthente këtë figurë historike të Mesjetës nga një hero i krishterë, qëndrues ndaj zgjerimeve osmane/islame, në elementin qendror ngjitës (agjent lidhës) të ligjërimit që do të ngjizte kombin shqiptar. Kemi të bëjmë qartësisht me një shpikje të traditës!
Imazhi i Skënderbeut si hero shqiptar gjalloi për njëfarë kohe vetëm midis intelektualësh modernë të arsimuar  jashtë vendit dhe përhapja ndër të tjerë, veçanërisht në Shqipëri, do të ecte me ritëm të ngadaltë. Madje, mund të themi se, konsolidimi i këtij
imazhi kombëtar dhe popullarizimi i tij (përtej rretheve intelektuale) u krye fillimisht gjatë periudhës socialiste, gjatë të cilës u dëshmuan botime të panumërta akademike apo me karakter popullor për Skënderbeun.

 

Â