Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore » Njoftime » Nr. 28-29 » Skënderbeu në letërsitë e sllavëve të Jugut
E Enjte, 18 Pri 2024
E Martë, 18 Shtator 2012 20:51

Skënderbeu në letërsitë e sllavëve të Jugut

 

Që në të gjallë, kur luftonte ndaj osmanëve, Skënderbeu gëzonte famë dhe njësërë epitetesh si luftëtar pararojë në emër të krishtërimit, kalorës i pathyeshëm dhe athleta Christi  dhe qe i mbështjellë prej idealizimit dhe legjendave si në Ballkan dhe në Perëndim. Por pas vdekjes fama e tij u shtua aq shumë, sa thuajse nuk kishte vend në Evropë, që emri i tij të mos njihej.

 

Skënderbeu u kthye në një mit, që për mbi pesë shekuj me radhë frymëzoi shkrimtarë, piktorë, kompozitorë dhe politikanë. Me shkrimet për Skënderbeun mund të mbushësh sot biblioteka të tëra. Në një përpjekje për të klasifikuar trajtimet e ndryshme letrare të Skënderbeut dhe bëmave të tij në letërsitë evropiane Josef Matl veç dimensionit kohor konstaton dhe dallime të rëndësishme sa u përket ambienteve, zhanreve dhe rrymave të ndryshme letrare.

Â