Revista PERPJEKJA

LOADING
PREV
NEXT
http://revistaperpjekja.org/components/com_gk3_photoslide/thumbs_big/696447kopertina_36_37.jpg

Fac sapias et liber eris

  Bëhu i ditur që të jesh i lirë

Ndodheni këtu: Faqja kryesore » Nr. 28-29 » Analizë e temave të romanit Kështjella të Ismail Kadaresë
E Premte, 19 Pri 2024
E Martë, 18 Shtator 2012 20:56

Analizë e temave të romanit Kështjella të Ismail Kadaresë

Ky punim ka në qendër studimin e njerës prej veprave të para të Ismail Kadaresë, autori më i njohur dhe më i diskutuar i letërsisë shqipe, i përkthyer në Itali nga frëngjishtja, me një sukses të mirënjohur në publik dhe në kritikë.

Punimi kufizohet në analizën e temave themelore, për të ofruar gjurmë të veçanta të problematikës së gjerë të shkrimeve të Kadaresë, mes këtyre ajo historike në të cilën kam individualizuar referime në burimet osmane të cilat shkrimtari i trajton me kujdes të veçantë dhe ku, mes të tjerash, kam gjetur dhe sinjalizuar, për herë të parë, dy pasazhe, pothuajse një plagjaturë, të riprodhuara në roman. Kërkimi përfshin modifikimet, vendimtare, të botimit të dalë në Francë me titullin Kasnecet e shiut, prej të cilave paraqes variante esenciale, të cilat grupohen për të përcaktuar rishikimin historik të aktualizuar në rishkrimin e romanit, dhe për pasojë të metaforës së rrethimit, kundrejt botimit të parë të 1970; ndërkohë vë në dukje disa ndryshime të gjuhës së përdorur nga Kadareja që i zëvendëson fjalët e huaja me lema gege, me një gjuhë letrare më bazë toskërishten, dhe krijon zëra të rinj me rrënjët shqipe, duke pohuar kësisoj punën e tij origjinale tashmë jo të vonë për aspektin gjuhësor të shkrimeve të tij. Nuk kam shpërfillur pozicionin ortodoks të kritikës shqiptare në çastin e botimit, as nuk kam heshtur për fatkeqësitë dhe fatbardhësitë e shkrimtarit në Shqipërinë e regjimit, sikundër nuk kam lënë pas dore hetimin, edhe me njohje personale të drejtpërdrejta, për imagjinatën e lexuesit të Kështjellës, i sugjestionuar në atë epokë, nga propaganda e partisë-shtet.
Ky imi është një kontribut, pas vëllimit të parë të historisë së tekstit Piramida, mbi një autor që ka rafinuar romanin shqiptar, në një periudhë kur ishte e ndaluar të thyeje kanonin burokratik të realizimit socialist, duke i dredhuar atij me rezultate të mahnitshme që kanë pushtuar jo vetëm Evropën.