Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Premte, 20 Tet 2017
E Mërkurë, 22 Maj 2013 07:08

Të Rimendosh Nacionalizmat Ballkanike: Rasti i Figurës së Ismail bej Qemalit dhe i Nacionalizmit Shqiptar

 

Në kuadrin e këtij simpoziumi kushtuar figurës së Alexandre Exarque (Aleksandër Eksarkut) dhe "rrugëve bullgare" drejt Europës së shekullit të XIX-të, m'u duk interesante që të formuloj disa refleksione mbi studimin e nacionalizmave ballkanikë, duke u nisur nga puna shumëvjeçare, jo mbi nacionalizmin bullgar, por mbi nacionalizmin shqiptar. Për ta qasur këtë çështje më konkretisht, nën një këndvështrim të ngjashëm me atë mbi të cilin është ndërtuar simpoziumi, do të marr shembullin e qëndrimit dhe veprimit të njërës prej figurave më emblematike të nacionalizmit shqiptar, atë të Ismail bej Vlorës, i shndërruar në "baba i kombit" pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912.