Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Premte, 20 Tet 2017
E Mërkurë, 22 Maj 2013 07:14

Shqiptarët e Rinj: Identiteti, Ideologjia dhe Veprimi Shoqëror në Revolucionin Kushtetues Osman të 1908-s

 

Në këtë punim paraqitet shtrirja e kontributit të shqiptarëve në Revolucionin Xhonturk (e Turqve të Rinj) dhe shkalla në të cilën besimi i tyre në cilësitë shpëtimtare të kushtetutës i motivoi për sakrifica të mëdha si qytetarë osmanë. Unë argumentoj se vullneti i tyre për të ofruar këto sakrifica, ishte rezultat i natyrës së ndërlikuar të identitetit osman të shqiptarëve, dhe i një përkushtimi ndaj perandorisë që krahasohej me atë të turqve. Edhe pse pjesëmarrja shqiptare dhe turke në revolucion u motivua në pjesën e saj më të madhe nga përkushtimi ndaj osmanizmit, ajo u motivua edhe nga dëshpërimi, pasiguria si dhe frika prej kërcënimeve të jashtme e të brendshme ndaj secilës bashkësi.