Ideja se "Rilindja" përbën një periudhë të veçantë historike nuk është thjesht gjerësisht e pranuar, por është e institucionalizuar. "Rilindja Bullgare" perceptohet si një fushë e veçantë për specializimet profesionale të historianëve bullgarë, sikurse historia bashkëkohore, mesjetare, bizantine apo osmane. Për rrjedhojë paradigma e "Rilindjes Bullgare" riprodhon vetveten sajë një inercie të fortë institucionale: specialistëve të "Rilindjes Bullgare" u rezervohet një vend i posaçëm në librat shkollorë dhe në kurrikulat e të gjitha niveleve arsimore.
Â