Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore » Njoftime » Nr. 30-31 » Kosova 1912 në Tekstet Mësimore të Historisë të Kosovës, Shqipërisë dhe Sërbisë
E Premte, 19 Pri 2024
E Mërkurë, 22 Maj 2013 20:12

Kosova 1912 në Tekstet Mësimore të Historisë të Kosovës, Shqipërisë dhe Sërbisë

 

Ky artikull synon me vu nën objektiv qasjen ndaj zhvillimeve më të rëndësishme në Kosovë gjatë vitit 1912 nëpër tekstet mësimore për shkolla fillore e të mesme të Kosovës, Shqipërisë e Sërbisë. Tekstet e Kosovës e përdorura për këtë artikull janë botime të shpisë botuese Libri Shkollor, ato të Shqipërisë botime të shpisë botuese Albas, kurse ato të Sërbisë të Zavod za udžbenike. Tekstet e lëndës së historisë të të trija vendeve, të miratuara nga ministritë përkatëse të arsimit, kanë shërby si burim themelor i këtij raporti. Janë krahasuar përshkrimet e bëra në këto historiografi duke i nxjerrë ngjashmëritë dhe dallimet mes tyre. Autorë ndërkombëtarë që trajtojnë zhvillimet dhe ngjarjet në Kosovë gjatë vitit 1912, janë vënë po ashtu përballë me argumentet e tyre përkatëse. Artikulli synon t’i vë në pah shpërputhjet mes historiografive në fjalë, por edhe falsifikimet përkatëse të cilësdo palë. Në mënyrë të tërthortë raporti nxjerr në pah edhe se çfarë marrëdhëniesh ndërfqinjësore po u sugjerojnë nëpërmjet këtyre teksteve, qeveritë e këtyre vendeve, brezave që po i arsimojnë.

Â