Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore
E Enjte, 25 Pri 2024
E Mërkurë, 22 Maj 2013 20:18

Festa si Harbim Amnezik

 

Çdo festë historike është një vendim për rishikimin e historisë në një moment të caktuar. Ky vendim nuk është neutral e as shkencor. Ai varet tërësisht nga nevojat politike të kohës. Jo thjesht të politikave partiake, por të politikave identitare në përgjithësi. Kujtimi i së shkuarës mund të bëhet për të njohur më mirë problemet që duhen shmangur, ose mund të bëhet për të shndërruar kuptimin e së shkuarës sipas oreksit të çastit. Më 28 nëntor 2012 shqiptarët e festuan 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë në mënyrën më të padobishme të mundshme. Në këto festime shqiptarët vendosën t’i çertifikojnë 100 vitet e fundit si të lavdishme e të suksesshme. Ky çertifikim nuk ka të bëjë me nderimin e parardhësve, por me përligjien e të tashmëve. Kjo festë u zhvillua e tillë në konsensus të plotë mes qytetarëve dhe elitave tona politike e intelektuale. Elitat përligjën rolin aktual të tyre si aktorë, por edhe si gjykatës të historisë.

Â