Revista PERPJEKJA

LOADING
PREV
NEXT
http://revistaperpjekja.org/components/com_gk3_photoslide/thumbs_big/333134Banner_.png

Fac sapias et liber eris

  Bëhu i ditur që të jesh i lirë

Ndodheni këtu: Faqja kryesore » Mbi disa Karakteristika të Ligjërimit Politik nën Regjimin Komunist
E Mërkurë, 13 Dhj 2017
E Enjte, 22 Maj 2014 13:05

Mbi disa Karakteristika të Ligjërimit Politik nën Regjimin Komunist

 

Diktatura komuniste krijoi stereotipat e veta në çdo aspekt të jetës kulturore dhe sociale të popullit shqiptar për më shumë se 45 vjet. Jo vetëm kaq, por ajo ndryshoi gjithashtu elementë të leksikut të gjuhës shqipe, duke shtuar fjalë apo shprehje të reja, duke eliminuar nga përdorimi fjalë apo shprehje ekzistuese, apo edhe duke iu ndryshuar tërësisht apo pjesërisht kuptimin e tyre. Aktet e të folurit gjatë regjimit të drejtpërdrejtë të Enver Hoxhës ishin të mbushura me klishé dhe formula, “të sajuara” në formë të tillë, që t`u shërbenin kushteve sociale në ndryshim e sipër dhe nevojave të autoriteteve përkatëse për të ushtruar kontroll mbi gjithçka. E ashtuquajtura “gjuhë e drunjtë”, strategjitë retorike dhe teknikat e përdorura në ligjërimin politik të asaj kohe ndryshuan fytyrën e kulturës shqiptare dhe ristrukturuan tipare të të menduarit dhe të vepruarit të shoqërisë shqiptare. Në këtë mënyrë, studimi i mekanizmave dhe fenomeneve të tilla merr rëndësi të veçantë në studimet dhe hulumtimet rreth diskursit politik gjatë regjimit komunist.