Përpunimi i mirëfilltë i së kaluarës komuniste të shtetit Shqiptarë nga ana e shkencës lë akoma shumë për të dëshiruar dhe nuk është vetëm shkenca e historisë, ajo që duhet fajësuar për këto handikap. Për faktin e thjeshtë, se sistemi i atëhershëm ka përfshirë, ndikuar, formuar dhe ndryshuar të gjitha sferat shoqërore, nevojitet edhe një reflektim i gjithanshëm. Artikulli i mëposhtëm është një kontribut modest në këtë drejtim. Duke i marrë karikaturat e revistës Hosteni, që përfytyronin armiqtë e jashtëm të Shqipërisë komuniste, përmes ndërlidhjes së teorive dhe metodave bashkëkohore nga lëmi të ndryshme, pretendohet se shfaqja e këtyre karikaturave nuk ka qënë vetëm një mjet poshtërimi ndaj armikut dhe argëtues për popullin shqiptar por më së shumti edhe një bërje publike e kujtesës kolektive shqiptare.
Â
Â