E Enjte, 22 Maj 2014 13:15

Fotografia si Mjet i Përhapjes së Propagandës së Emancipimit të Gruas në Shqipërinë Komuniste

 

Ky punim analizon përfaqësimin vizual të grave në Shqipëri nga vitet 1945 deri në 1990, siç shpërfaqej në fotot e revistës “Shqiptarja e Re”, organ i Organizatës Bashkimi i Grave të Shqipërisë. Studimi është bazuar në teorinë e analizës dhe zbërthimit të fotografisë, nga Manfred Lueger, dhe propozon analizën vizuale përmes konceptit të “glorifikimit simbolik”, duke e pranuar këtë të fundit si pjesë të domosdoshme të përpjekjes ideologjike të regjimit për të vërtetuar se pjesëmarrja e gruas në politikë dhe si fuqi punëtore ishte shenjë e emancipimit të saj. Duke analizuar fotografitë vihet re një lloj “lënie pas dore” të aspekteve të lidhura me feminilitetin, duke kompaktësuar identitetin femëror me qëllimin ideologjik të kohës.

 

kthehu më sipër