Revista PERPJEKJA

LOADING
PREV
NEXT
http://revistaperpjekja.org/components/com_gk3_photoslide/thumbs_big/696447kopertina_36_37.jpg

Fac sapias et liber eris

  Bëhu i ditur që të jesh i lirë

Ndodheni këtu: Faqja kryesore » Nr. 32-33 » Imoraliteti në Familje: Nxitja e Ankesave të Grave për të Përforcuar Pushtetin e Partisë në Revolucionin Kulturor Shqiptar
E Shtunë, 20 Pri 2024
E Enjte, 22 Maj 2014 13:18

Imoraliteti në Familje: Nxitja e Ankesave të Grave për të Përforcuar Pushtetin e Partisë në Revolucionin Kulturor Shqiptar

 

Shqipëria komuniste e Enver Hoxhës (1945-1985), një diktaturë paranojake dhe e izoluar, deklaroi haptazi në vitin 1967 pretendimin e saj për të luftuar për emancipimin e gruas. Ky artikull merr në analizë një dosje arkivore me ankesa drejtuar Enver Hoxhës, titulluar “Imoraliteti në familje”, për të hulumtuar sesi viktimat e dhunës seksuale kërkonin drejtësi prej “Shokut Enver“ dhe sesi Hoxha dhe Partia u përgjigjeshin atyre. Ky burim arkivor nxjerr në pah kontrastin e fortë mes premtimit për mbështetje nga ana e Partisë, që Hoxha e përdori për të nxitur ankesat e grave ndaj dhunës seksuale të pësuar, dhe përdorimin nga ana e tij të këtyre ankesave jo për t’u ardhur në ndihmë viktimave apo për të parandaluar përdhunimin në të ardhmen, por kryesisht për të rritur pushtetin e Partisë. Artikulli eksploron sesi Hoxha i nxiti dhe i përdori përjetimet e grave me dhunën seksuale për të përforcuar kontrollin e tij mbi Partinë dhe kontrollin e Partisë mbi shtetin dhe shoqërinë në Revolucionin Kulturor shqiptar.