Revista PERPJEKJA

LOADING
PREV
NEXT
http://revistaperpjekja.org/components/com_gk3_photoslide/thumbs_big/333134Banner_.png

Fac sapias et liber eris

  Bëhu i ditur që të jesh i lirë

Ndodheni këtu: Faqja kryesore » Elementi Demografik në Krizën Ekonomike të Viteve ’80
E Shtunë, 22 Kor 2017
E Enjte, 22 Maj 2014 13:21

Elementi Demografik në Krizën Ekonomike të Viteve ’80

 

Vitet 1980 në Shqipëri mbahen mend si vite krize të theksuar në furnizimin e popullsisë me ushqime, gjë që shënoi kulmin me radhët e gjata nëpër qytete, të cilat njerëzit i mbanin shpesh përgjatë të gjithë natës në përpjekje për të blerë qumësht, vezë e produkte të tjera bazë. Një prej shqiptarëve që e përjetuan atë kohë, thotë se, në fillim duhej të ngriheshe në orën 6 të mëngjesit për të blerë qumësht, pastaj në orën 5 e, më vonë, të moshuarit filluan të mbajnë radhë përgjatë të gjithë natës. Dyqanet boshatiseshin nga malli që herët në mëngjes. Banorët e zonave rurale kujtojnë me ankth faktin, se prodhonin qumësht, por nuk lejohej ta konsumonin ndërsa detyroheshin të ushqeheshin me bukë misri e u refuzohej shitja e bukës së grurit, edhe kur ishin të gatshëm ta paguanin atë, thjeshtë sepse ishin fshatarë.
Shumë vende të botës komuniste përjetuan kriza të ngjashme. Shkaqet e këtyre krizave janë kërkuar shpesh te defektet strukturore të sistemit komunist, paaftësisë për të koordinuar prodhimin me kërkesën konsumatore, rritjes më të shpejtë të parasë në qarkullim në krahasim me prodhimin, shkaktuar kjo nga detyrimi politik për punësim në masën 100 për qind pavarësisht eficencës së punës, etj. Ky shtim i parasë në qarkullim pa shtim të prodhimit në kushtet e ekonomisë së lirë duhej të prodhonte inflacion. Në kushtet e ekonomisë me çmime të kontrolluara nga shteti, u prodhua inflacion i fshehtë, i shfaqur me mungesë malli nëpër dyqane, pra kërkesë konsumatore të paplotësuar apo kursime të detyrueshme. Këtu kërkohen edhe shkaqet e rënies së sistemit komunist.