Revista PERPJEKJA

LOADING
PREV
NEXT
http://revistaperpjekja.org/components/com_gk3_photoslide/thumbs_big/333134Banner_.png

Fac sapias et liber eris

  Bëhu i ditur që të jesh i lirë

Ndodheni këtu: Faqja kryesore » Kombinati Metalurgjik i Elbasanit dhe Rekrutimi i Fuqisë së Nevojshme Punëtore
E Shtunë, 22 Kor 2017
E Enjte, 22 Maj 2014 13:24

Kombinati Metalurgjik i Elbasanit dhe Rekrutimi i Fuqisë së Nevojshme Punëtore

 

Rekrutimi i fuqisë punëtore për Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit është një aspekt mjaft i rëndësishëm i një studimi për këtë vepër, e cila ishte projekti më ambicioz që ndërmori regjimi komunist në politikën e tij për industrializimin e vendit. „Çeliku i Partisë“ do ta ndihmonte Shqipërinë socialiste të bëhej një vend industrial-bujqësor dhe do të ndihmonte të krijohej njeriu i ri socialist. Karakteri i tij simbolik për komunizmin shqiptar dhe për njerëzit që jetonin me atë regjim dhe nën të është nënvlerësuar dhe kombinati është lënë çuditërisht pas dore edhe pse ai është një shembull mjaft i mirë i organizimit të jetës dhe punës në Shqipëri asokohe. Zbulimi i këtij mikrokozmosi na ndihmon të kuptojmë mënyrën e funksionimit të sistemit dhe shoqërisë. Masat e gjera planifikuese që u përgatitën për të garantuar ecurinë e punimeve përfshinin të gjitha rrethet e vendit dhe trajtonin të gjitha fushat e organizimit të punës, të cilat ishin relevante për funksionimin e kombinatit, si rekrutimin, kualifikimin, strehimin etj. Shqipëria e atëhershme ishte në një stad të tillë shoqëror ku ishte e vështirë të realizoje projekte kaq të mëdha pa iu përshtatur realitetit dhe këtë u përpoqën të bënin të gjithë aktorët shoqërorë, të cilët do të merrnin pjesë në realizimin e veprës. Atë që organet e shtypit e thonë tërthorazi e vërtetojnë arkivat: pengesat ishin të mëdha, mundësitë ekonomike të pakta dhe njohuritë profesionale të punëtorëve të pamjaftueshme për të arritur synimet e marra. Ndërtimi i kombinatit pati pasoja ekonomike dhe shoqërore, të cilat ushtruan një ndikim të rëndësishëm mbi shtetin socialist. Ia vlen të shikohen më me vëmendje për të kuptuar zinxhirin shkaktues të shëmbjes së sistemit komunist në atë formë që ndodhi.