Revista PERPJEKJA

LOADING
PREV
NEXT
http://revistaperpjekja.org/components/com_gk3_photoslide/thumbs_big/696447kopertina_36_37.jpg

Fac sapias et liber eris

  Bëhu i ditur që të jesh i lirë

Ndodheni këtu: Faqja kryesore » Nr. 32-33 » Sundimi Komunist në Shqipëri në Periudhën e Vonë të tij nga Perspektiva e Historisë Kulturore
E Mërkurë, 24 Pri 2024
E Enjte, 22 Maj 2014 13:28

Sundimi Komunist në Shqipëri në Periudhën e Vonë të tij nga Perspektiva e Historisë Kulturore

 

Ky artikull analizon disa elementë të sundimit në Shqipërinë socialiste të vonë duke u nisur nga perspektiva e historisë kulturore dhe hulumtimi në nivelin mikrohistorik. Me anë të analizës së detajuar të disa aspekteve të caktuara të ndërtimit dhe funksionimit të sundimit komunist, artikulli demonstron kompleksitetin e socializmit shqiptar. Realiteti i sundimit komunist paraqitet si marrëdhënie e shumëfishtë ndërveprimi mes aktorëve „lart“ dhe „poshtë“, në të cilën aktorët „lart“ synonin kontrollin totalitar, por pa e arritur plotësisht këtë, kurse aktorët „poshtë“ synonin adaptimin e direktivave dhe propagandës sipas rrethanave dhe interesave të tyre, por mund t’i shmangeshin kontrollit nga „lart“, vetëm kur vepronin brenda disa kornizave të caktuara. Së fundi, artikulli ilustron kontributin e mundshëm të qasjes së historisë kulturore për hulumtimin e socializmit shqiptar.

Â