Revista PERPJEKJA

LOADING
PREV
NEXT
http://revistaperpjekja.org/components/com_gk3_photoslide/thumbs_big/333134Banner_.png

Fac sapias et liber eris

  Bëhu i ditur që të jesh i lirë

Ndodheni këtu: Faqja kryesore » Rasti Specifik i Komunizmit Shqiptar në Fokusin e Teorive
E Martë, 28 Shk 2017
E Enjte, 22 Maj 2014 13:34

Rasti Specifik i Komunizmit Shqiptar në Fokusin e Teorive

 

Sistemet komuniste variojnë në shumë aspekte, por dy janë dimensionet thelbësore, të cilët lejojnë klasifikimin e llojeve të ndryshme të tyre. Këto dimensione lidhen me karakteristikat e aparatit formal burokratik mbi të cilat bazohen sistemet komuniste dhe mekanizmat e përdorura nga partitë komuniste për të rrënjosur pajtimin apo bindjen e popullatës. Masa e varësisë së sistemeve komuniste nga aparatet formale burokratike dhe karakteristikat e tyre (aparate formale burokratike dhe racionale, të cilat përjashtojnë korrupsionin dhe klientelizmin versus administrata patrimoniale, të bazuara në rrjete personale klienteliste, të kombinuara me patronazhin, korrupsionin dhe nepotizmin) janë shumë të lidhura me memorjen konjitive të modeleve shtetërore paraardhëse. Sistemet politike formësohen përmes ndërlidhjes së proceseve politike dhe prurje-daljeve politike, ndërsa konfigurimi i pushtetit dhe strategjitë e aktorëve politikë në përzgjedhjen e modeleve institucionale gjatë fazave të para të formimit të sistemit, lidhen direkt me trashëgimitë institucionale.
Sistemi komunist shqiptar, nga pikëpamja e prurjes politike, paraqet në vetëvete një lëvizje që kërkonte të arrinte një ndryshim radikal dhe të plotë të strukturës ekonomiko-politike, konfiguracionit shoqëror dhe mentalitetit të njerëzve. Pavarësisht metodave revolucionare të hyrjes dhe instalimit në pushtet, lidhja dhe influencimi i sistemit komunist shqiptar prej proceseve politike dhe trashëgimisë patrimonialiste institucionale të periudhës pararendëse, çoi në shndërrimin e këtij sistemi në një mishërim të patrimonializmit dhe jo në një dalje të re politike të shkëputur nga e kaluara.
Duke ndjekur linjën sekuenciale të analizës (në funksion të ndarjes së trashëgimisë historiko-institucionale nga prurjet politike), që përmban në vetëvete dhe atë shkakësore (të ndërlidhjes së proceseve politike dhe prurje-daljeve politike), shpresoj të argumentoj faktorët që çuan në krijimin e profilit specifik patrimonialist të sistemit komunist shqiptar përmes analizës teorike dhe historiko-institucionale të këtij sistemi.