Revista PERPJEKJA

LOADING
PREV
NEXT
http://revistaperpjekja.org/components/com_gk3_photoslide/thumbs_big/696447kopertina_36_37.jpg

Fac sapias et liber eris

  Bëhu i ditur që të jesh i lirë

Ndodheni këtu: Faqja kryesore » Nr. 32-33 » Arkivi Etnografik si Burim për Historinë Sociale dhe Antropologjinë Historike: Raste nga Pazaret e Tiranës dhe Shkodrës në Fund të Shekullit XIX dhe Fillim të Shekullit XX
E Shtunë, 20 Pri 2024
E Enjte, 22 Maj 2014 13:43

Arkivi Etnografik si Burim për Historinë Sociale dhe Antropologjinë Historike: Raste nga Pazaret e Tiranës dhe Shkodrës në Fund të Shekullit XIX dhe Fillim të Shekullit XX

 

Disa nga pyetjet teorike që unë kam ngritur gjatë studimit historik të pazareve janë:
Çfarë do të thotë treg, përtej konceptit të një vendi ku disa njerëz u shesin mallra disa njerëzve të tjerë? A është njeriu një qenie ekonomike, ose më saktë, a është aftësia e tij për të bërë ekonomi, për të hyrë në marrëdhënie shkëmbimi ekonomik, për të prodhuar, shitur e blerë,  pjesë e kulturës që ai prodhon? Apo vetë kultura është pasojë, ose prodhim i mendjes dhe veprimit ekonomik të njeriut? Cili ishte vendi i individit në komunitet dhe si ndihmon studimi i pazareve për të kuptuar lidhjen mes individuales dhe kolekives në bashkësitë urbane të periudhës osmane? A ka qenë njeriu i pazarit, ose çarshiliu, individ që e jetonte dhe ushtronte aktivitetin e tij thjeshtë për të maksimizuar fitimin ekonomik dhe pushtet mbi të tjerët? Apo ka qenë ai thjeshtë njeri që jetonte e punonte vetëm për hir të nderit e moralit, pa pasur synime maksimizuese ekonomike? Apo pak nga të dyja? Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve do të shihet debati mes substantivistëve dhe formalistëve, që në ekstremet e tyre e shohin individin paramodern ose thjeshtë si njeri morali, ose thjeshtë si njeri ekonomik.

Â