E Premte, 25 Shkurt 2011 10:19

Trajektoret psiko-sociale të trafikantëve shqiptarë

Artikulli i Nick Mai-t përmbledh rezultatet e një kërkimi pilot të kohëve të fundit (2008) të ndërmarrë në Itali dhe Shqipëri për profilin psikosocial të burrave të përzierë si agjentë në aktivitetet ndërkombëtare të seksit.

Ky artikull mbështetet në studimin origjinal dhe analizon bazat socialkulturore të trajektoreve të jetëve dhe projekteve migratore të tyre, ku referim i bëhet veçanërisht mënyrës së si ndikuan këto në përzierjet e tyre të veçanta në industrinë e seksit. Konkluzionet e kërkimit e bëjnë problematike mënyrën manikeiste me të cilën paradigma e trafikimit shpjegon përzierjen e migrantëve në këtë industri ndërkombëtare sipas një skenari të polarizuar me viktima (gratë) dhe shfrytëzues (burrrat). Ato vënë në dukje gjithashtu nevojën për kërkime në të ardhmen dhe ndërhyrje sociale për të hulumtuar bazën social-ekonomike, kulturore dhe afektive të formave të përzierjes së njerëzve në industrinë ndërkombëtare të seksit, përfshirë edhe rastet kur gruan e kontrollon një burrë.

Dëshmitë e kërkimeve nxjerrin në pah ekzistencën e një ndarjeje midis trafikimit dhe përfshirjes së punonjësve migrantë në industrinë ndërkombëtare të seksit. Shumëllojshmëria e trajektoreve të jetës dhe përvojave të grumbulluara tregon qartë që format ekstreme të shfrytëzimit dhe abuzimeve janë të veçanta dhe një rezultat gjithmonë e më i kufizuar i lidhjes midis migracionit dhe industrisë ndërkombëtare të seksit, se sa realiteti për shumicën e migrantëve. Konkluzionet tregojnë se ka një shkallë të lartë ndryshueshmërie dhe pasigurie tek marrëdhëniet midis burrave dhe grave të përziera. Ato theksojnë aspekte individuale dhe socialekonomike të dobësisë dhe forcës, që duhet të informojnë bazën për iniciativa më efikase të ndërhyrjes sociale.

Me anë të angazhimit të historive jetësore të burrave migrantë që punojnë si agjentë në industrinë ndërkombëtare të seksit, artikulli i vendos ata në një kuadër më të gjerë të shndërrimeve socialekonomike dhe kulturore. Shitja dhe kontrolli i seksit jashtë vendit u bë relativisht “normale” në mjedise të caktuara socialkulturore dhe ekonomike në vendin e origjinës. Ajo doli në skenë si mënyrë si për të sfiduar, ashtu edhe për të riprodhuar kufizimet e bazuara në gjini dhe klasë ndaj lëvizshmërisë sociale. Konkluzionet e kërkimeve nxjerrin në pah nevojën për t’u marrë me përzierjen individuale të dobësisë dhe forcës të secilit migrant të përfshirë në aktivitetet ndërkombëtare të seksit. Ato vënë në pikëpyetje gjithashtu dobinë e profilizimit kur kuptohen përvojat e ndryshme jetësore të njerëzve që punojnë në industrinë ndërkombëtare të seksit, zgjedhjet jetësore të të cilëve pasqyrojnë pasiguri dhe kontradikta që ata i ndajnë së bashku me shoqëritë e origjinës dhe me fatin që i kanë sjellë vetes për shkak të rrugëtimeve të tyre migratore.

 

Zëra të ngjashëm (sipas fushës)

kthehu më sipër