Revista PERPJEKJA

You are here: Faqja kryesore
Thursday, 25 Apr 2024
Saturday, 08 October 2011 20:24

Politika dhe kultura janë të veçuara në përmbajtje dhe të ndara në qëllime

Le të vimë tani në themën kryesore: Ç'ndryshim ka midis nocioneve të Politikës dhe të Kulturës? Ç'është Politika? Ç'është kultura? Dhe sidomos ç'do me thënë të merresh me kulturë pa bërë politikë? Çdo shoqëri çfaq dy farë vullnetesh sociale. E

para është Kultura, e dyta është Politika. Kultura përmbledh të gjitha përpjekjet theorike dhe përshtypjet spiritualiste ose materialiste të një Shoqërie. Kurse Politika përmban dhe përmbledh të gjitha mundimet praktike që bën një grup shoqëror brenda rrokullimeve të historisë së vet. Puna e Kulturës, në parim, është një punë mendimi, që ecën kryesisht drejt zbulimit të së Vërtetës. Politika, në parim, është edhe kjo një punë mendimi, por një punë që nuk ka si qëllim kresor të gjejë të vërtetën; Politika ecën drejt për drejtë për në Fuqi dhe për në Pushtet. Roli i një njeriu të Kulturës kufizohet në gjurmimin dhe përhapjen e së Vërtetës. Mendimtari përpiqet të përhapë mendimet e veta dhe t'i futë në vetëdijen e bashkatdhetarëve të tij. Mendimtari s'ka nevojë të vërë në dorë fuqin reale dhe të sundojë botën duke u mbështetur në bajonetën e xhandarit. Ai ndjek rrugën e vet. Dhe ndjek këtë rrugë me guxim dhe me qetësi. Ai ecën edhe duke vuajtur.