Revista PERPJEKJA

LOADING
PREV
NEXT
http://revistaperpjekja.org/components/com_gk3_photoslide/thumbs_big/696447kopertina_36_37.jpg

Fac sapias et liber eris

  Bëhu i ditur që të jesh i lirë

Ndodheni këtu: Faqja kryesore » Nr. 23 » Qytetarët e perandorisë: Ligjërimi nacionalist shqiptar dhe perandoria fashiste, 1939-1943
E Enjte, 18 Pri 2024
E Dielë, 09 Tetor 2011 09:09

Qytetarët e perandorisë: Ligjërimi nacionalist shqiptar dhe perandoria fashiste, 1939-1943

Për shumë studjues është ndoshta një refleks instinktiv që ta mendojnë nacionalizmin si një doktrinë politike e cila hedh poshtë në mënyrë pasionante sundimin e kombit nga të huajt. Në studime të ndryshme, nacionalizmi figuron si ardhës i vonë në botën moderne dhe me një forcë të papërmbajtur për të krijuar kultura dhe shtete krejt të rinj nga rrënojat e perandorive që janë në shkatërrim e sipër. Mbizotërimi i gjatë i teorisë së modernizimit në studimet shkencore sociale mbi nacionalizmin nënkuptonte se ky i fundit shihej si një protagonist kryesor në një histori lineare të modernizimit. Studiuesit gjithashtu pretendojnë se pasi del në skenë, nacionalizmit nuk mund t'i vihet fre ose nuk asgjësohet dot nga skena e historisë (natyrisht, në rast se kjo nuk arrihet me anë të asgjësimit total të një bashkësie kombëtare).