Revista PERPJEKJA

You are here: Faqja kryesore » Nr. 26-27
Thursday, 25 Apr 2024

Nr. 26-27

Monday, 06 June 2011 13:09

Editorial: Emigracioni zhvillim apo varfërim

Published in Nr. 26-27 Written by Fatos Lubonja
Këtë vit Parlamenti Evropian aprovoi, më në fund, heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen. Në Tiranë kjo u festua në mënyrë të veçantë. U hodhën fishekzjarre dhe u mbajtën fjalime të zjarrta politike. Kolonat e fasadës së Pallatit të Kulturës, në Sheshin Skënderbej, u mbushën me flamuj të mëdhenj (të gjithë jo rastësisht në ngjyrën blu të partisë në pushtet) ku, në atë të qendrës, shkruhej: Pa viza në Evropë kurse nëpër të tjerët shkruheshin emrat e kryeqyteteve të mëdha të Evropës krahas kohës së fluturimit përdrejt tyre, duke transmetuar kështu idenë se tashmë, brenda një harku kohor prej një, dy, maksimumi tre orësh, shqiptarët do të mund të gjendeshin në Paris, Berlin, Romë, Athinë, Vjenë, Madrid, Zyrih e me radhë. Në semaforët e rrugëve të kryeqytetit u vendosën disa tabela ku shkruhej: Evropë e ku rrumbullakja e semaforit ku del drita jeshile koincidon me germën o të fjalës Evropë. Kryeministri Berisha shkoi posaçërisht në Krujë për ta quajtur këtë ngjarje si më të rëndësishmen në historinë e shqiptarëve, që nga koha e Skënderbeut. Ndërkaq në shtypin perëndimor heqja e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen ose nuk u përmend fare ose u përkthye nëpër artikujt e gazetave si…
Monday, 31 October 2011 18:39

Hyrje në përmbajtjen e këtij numri

Published in Nr. 26-27 Written by Eda Derhemi
Ky numër i revistës Përpjekja përshkruan dhe analizon emigrantët e pas 90-ës nga këndvështrime të ndryshme, jetët e tyre paralele, problemet e tyre të zanafillës, ato të sotmet, dhe ato që priten në të ardhmen.
Ky material argumenton se për arsye të përvojës së saj vrullshme gjatë ditëve tona në kuadrin e tranzicionit, varfërisë dhe zhvillimit të pakët, Shqipëria është një laborator i shkëlqyer për studimin e marrëdhënies dinamike dhe të ndërvarur reciprokisht midis migracionit dhe zhvillimit.
Friday, 25 February 2011 10:12

Fidanishtet e dhimbjes

Published in Nr. 26-27 Written by Ardian Vehbiu
Kjo është një analizë në formë eseje nga Ardian Vehbiu e fenomenit të kampit të refugjatëve, e bazuar në përvojën e drejtpërdrejtë të autorit si punonjës i ndihmës humanitare në Kampin e Refugjatëve Shqiptarë në Kapua, pranë Napolit, pas valës së parë të eksodit shqiptar në Italinë e Jugut në prill të 1990-s.
Friday, 25 February 2011 10:12

Kontakt nga afër

Published in Nr. 26-27 Written by Ardian Vehbiu, Rando Devole
Në këtë kapitull të nxjerrë nga libri i tyre La Scoperta dell’Albania (“Zbulimi i Shqipërisë”, Edizioni Paoline, Milano 1996), autorët analizojnë reagimet e para të shtypit italian ndaj zbarkimit të refugjatëve shqiptarë në brigjet e Italisë së Jugut në fillim te vitit 1991.
  • «
  •  Start 
  •  Prev 
  •  1 
  •  2 
  •  3 
  •  4 
  •  5 
  •  Next 
  •  End 
  • »
Page 1 of 5