Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore » Nr. 24
E Premte, 19 Pri 2024

Nr. 24

E Martë, 25 Tetor 2011 09:14

Editorial: Përpjekja e jonë

Publikuar në Nr. 24 Shkruar nga Fatos Lubonja
Njerëzit që mungojnë sot duhen krijuar dhe ata që flenë duhen zgjuar. Këto fjalë i ka shkruar Vangjel Koça 73 vjet më parë, kur shoqëria shqiptare sapo kishte filluar të formësohej në kuadrin e një shteti të pavarur kombëtar. Shkrimi i tij me titull Përpjekja jonë, që po e botojmë të plotë në këtë numër, është në formën e një përgjigjeje që i jep Koça konstatimit të hidhur të një miku, i cili i ka thënë se përpjekja e tyre intelektuale në jetën shqiptare që po kalonin ishte një mundim i kotë, sepse sipas tij - mungon rrethi që ta kuptojë dhe të vihet nën flamurin e saj. Për çfarë njerëzish e ka fjalën Vangjel Koça në vitin 1934? E ka fjalën për njerëz që të kenë heroizmin e një shpirti që përpiqet për një gjë të bukur e të drejtë, kundër çdo kovencioni, poshtërsie, egoizme dhe vulgariteti. E ka fjalën për njerëz prototipin e të cilëve ai e gjen tek Don Kishoti të cilin - ve në dukje Koça - nuk duhet ta shikojmë si një figurë qesharake, por si një hero të idealit. Koça sjell në ndihmë edhe Miguel de Unamunon duke cituar thënien e tij se historia…
E Martë, 25 Tetor 2011 09:25

Përpjekja e jonë

Publikuar në Nr. 24 Shkruar nga Vangjel Koça
Një mik më kujtoi sot se përpjekja jonë në periodën e e jetës shqiptare që po kalojmë është një mundim i kotë, sepse mungon rrethi që ta kuptojë dhe të vihet nën flamurin e saj. Një gjë fare e drejtë! Mirëpo kjo nuk do të thotë se njeriu s duhet të përpiqet që të përgatitë udhën për një tjetër periodë jete më të lartë dhe me kuptim më të gjerë. Ideja s'mundet të triumfojëme një herë, po,më parë duhet të shkojë nëpër disa faza gjer sa të arrijë në fazën që të kuptohet, të çmohet, të ndjehet dhe të mbretërojë në mendjet dhe shpirtrat e të gjithëve. Faza e parë e predikimit të një ideje është një fazë donkishoteske, dhe pikërisht këtë fazë po kalon sot përpjekja jonë.
E Martë, 25 Tetor 2011 09:30

Don Kishotë apo pionerë

Publikuar në Nr. 24 Shkruar nga Tajar Zavalani
Nga përpjekja e mendimeve e vërteta del në shesh thotë një proverb i njohur. Në kohët tona përpjekja e mendimeve bëhet sidomos me anën e fjalës së shtypur dhe atëherë merr formën e polemikës. Polemikë!...
E Martë, 25 Tetor 2011 09:32

Blloku (pa nostalgji)

Publikuar në Nr. 24 Shkruar nga Fatos Lubonja
Nëntor 1944 Ishte një rrugë e gjatë dhe e lodhshme, që u hëngri dy ditë për shkak të vështirësive, por ata ishin të rinj dhe nuk e ndjenë. E filluan mbi kuaj, pastaj vazhduan me makina, prapë me kuaj dhe përsëri me makina, sepse shumë ura ishin të shembura ose gjysëm të shembura nga lufta.
Vendngjarja e masakrimit famëkeq nga ana e serbëve të një familjeje të madhe shqiptare në mars 1998 është shndërruar në faltoren më të shquar të Kosovës së pasluftës, që tërheqmemijëra vizitorë shqiptarë.
Faqja 1 nga 3