Revista PERPJEKJA

LOADING
PREV
NEXT
http://revistaperpjekja.org/components/com_gk3_photoslide/thumbs_big/696447kopertina_36_37.jpg

Fac sapias et liber eris

  Bëhu i ditur që të jesh i lirë

Ndodheni këtu: Faqja kryesore » Nr. 13-14
E Premte, 19 Pri 2024

Nr. 13-14

E Mërkurë, 19 Tetor 2011 19:04

Editorial: Dy fjalë ndjese lexuesit të Përpjekjes

Publikuar në Nr. 13-14 Shkruar nga Fatos Lubonja
Edhe këta dy numra që përmblidhen në këtë volum i kapërcyen kufijtë e kohës kur duhej të dilnin normalisht sikur të respektonim periodicitetin e revistës dmth. daljen e saj një herë në tre muaj. Është e hidhur të pohojmë se, ndërkohë që ambiciet e atij grupi intelektualësh që nisën Përpjekjen ishin që botimi i revistës të shpeshtohej, mundësisht ajo të bëhej e përmuajshme, si dhe tirazhi i saj të rritej, revista po del më rrallë dhe tirazhi i saj ka mbetur po aty ku ka qenë; ndërsa shitja është pakësuar. Përgjegjësia për këtë rënie bije kryesisht mbi drejtuesin e saj, autorin e këtyre radhëve, si dhe, pjesërisht, mbi atë grup intelektualësh të cilët, në krye të herës, e morën më me entuziazëm kontributin për revistën. Shkaqet e mpakjes së vullnetit dhe entuziazmit të tyre janë po ato që lidhen me zhgënjimin e tranzicionit të të gjithë shqiptarëve; me streset e panumërta që kemi kaluar këto dy vjetët e fundit, me vështirësit psikologjike dhe ekonomike që kanë krijuar ato dhe pjesërisht edhe me shkaqe personale të gjithsecilit.  Karakteri i revistës është i tillë që shkrimet që botohen aty vërtet ushqehen dhe inspirohen nga çka ndodh në Shqipëri, por një pjesë…
E Mërkurë, 19 Tetor 2011 19:08

Letërkëmbim: Çfarë bën Përpjekja për Kosovën?

Publikuar në Nr. 13-14 Shkruar nga Bashkim Shehu
I dashur Fatos,
E Mërkurë, 19 Tetor 2011 19:13

Shqipëria pas trazirave piramidale

Publikuar në Nr. 13-14 Shkruar nga Artan Puto
Deri fare pak kohë më parë Shqipëria zinte vëndin e parë në lajmet e agjensive të huaja. Kjo për shkakun e thjeshtë se vëndi u përfshi nga trazirat që pasuan falimentimin e skemave piramidale. Sa kohë ky vënd ishte në vorbullën e ngjarjeve të
E Mërkurë, 19 Tetor 2011 19:17

Fenomeni i trafikut klandestin

Publikuar në Nr. 13-14 Shkruar nga Stavri Marko
Bashkë me eksodin e Marsit 91, shqiptarët provuan në kurriz të tyre djellin përvëlonjës të anijeve, madje dhe trapet e drurit të ndërtuar enkas për të kaluar Adriatikun. Shumë nga shqiptarët që provuan vitet e para në Itali, kujtuan se pas tyre do të
E Mërkurë, 19 Tetor 2011 19:20

Masa e mllefosur në Shqipëri

Publikuar në Nr. 13-14 Shkruar nga Dardan Gashi
Për t i përmbledhur shkencërisht ngjarje si ato të ditëve të marsit 1997 në Shqipëri do të duhej distancë më e madhe kohore, më shumë analiza e mbi të gjitha më shumë pika referimi sesa ato që i kemi tani - vetëm pak muaj pas lëvizjeve masovike
Faqja 1 nga 5