Revista PERPJEKJA

You are here: Faqja kryesore » Nr. 13-14
Thursday, 25 Apr 2024

Nr. 13-14

Wednesday, 19 October 2011 19:04

Editorial: Dy fjalë ndjese lexuesit të Përpjekjes

Published in Nr. 13-14 Written by Fatos Lubonja
Edhe këta dy numra që përmblidhen në këtë volum i kapërcyen kufijtë e kohës kur duhej të dilnin normalisht sikur të respektonim periodicitetin e revistës dmth. daljen e saj një herë në tre muaj. Është e hidhur të pohojmë se, ndërkohë që ambiciet e atij grupi intelektualësh që nisën Përpjekjen ishin që botimi i revistës të shpeshtohej, mundësisht ajo të bëhej e përmuajshme, si dhe tirazhi i saj të rritej, revista po del më rrallë dhe tirazhi i saj ka mbetur po aty ku ka qenë; ndërsa shitja është pakësuar. Përgjegjësia për këtë rënie bije kryesisht mbi drejtuesin e saj, autorin e këtyre radhëve, si dhe, pjesërisht, mbi atë grup intelektualësh të cilët, në krye të herës, e morën më me entuziazëm kontributin për revistën. Shkaqet e mpakjes së vullnetit dhe entuziazmit të tyre janë po ato që lidhen me zhgënjimin e tranzicionit të të gjithë shqiptarëve; me streset e panumërta që kemi kaluar këto dy vjetët e fundit, me vështirësit psikologjike dhe ekonomike që kanë krijuar ato dhe pjesërisht edhe me shkaqe personale të gjithsecilit.  Karakteri i revistës është i tillë që shkrimet që botohen aty vërtet ushqehen dhe inspirohen nga çka ndodh në Shqipëri, por një pjesë…
I dashur Fatos,
Wednesday, 19 October 2011 19:13

Shqipëria pas trazirave piramidale

Published in Nr. 13-14 Written by Artan Puto
Deri fare pak kohë më parë Shqipëria zinte vëndin e parë në lajmet e agjensive të huaja. Kjo për shkakun e thjeshtë se vëndi u përfshi nga trazirat që pasuan falimentimin e skemave piramidale. Sa kohë ky vënd ishte në vorbullën e ngjarjeve të
Wednesday, 19 October 2011 19:17

Fenomeni i trafikut klandestin

Published in Nr. 13-14 Written by Stavri Marko
Bashkë me eksodin e Marsit 91, shqiptarët provuan në kurriz të tyre djellin përvëlonjës të anijeve, madje dhe trapet e drurit të ndërtuar enkas për të kaluar Adriatikun. Shumë nga shqiptarët që provuan vitet e para në Itali, kujtuan se pas tyre do të
Wednesday, 19 October 2011 19:20

Masa e mllefosur në Shqipëri

Published in Nr. 13-14 Written by Dardan Gashi
Për t i përmbledhur shkencërisht ngjarje si ato të ditëve të marsit 1997 në Shqipëri do të duhej distancë më e madhe kohore, më shumë analiza e mbi të gjitha më shumë pika referimi sesa ato që i kemi tani - vetëm pak muaj pas lëvizjeve masovike
  • «
  •  Start 
  •  Prev 
  •  1 
  •  2 
  •  3 
  •  4 
  •  5 
  •  Next 
  •  End 
  • »
Page 1 of 5