Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore » Nr. 18
E Martë, 19 Sht 2017

Nr. 18

E Premte, 21 Tetor 2011 20:12

Editorial: Kaoskriza kulturore shqiptare

Publikuar në Nr. 18 Shkruar nga Fatos Lubonja
Kur përpiqesh të përkufizosh atë që do të mund të quhej kultura shqiptare, për ta vendosur atë, pastaj, në kontekstin e politikave kulturore të tranzicionit të një vendi që ka dalë nga një regjim diktatorial komunist pesëdhjetëvjeçar dhe që aspiron të bëhet pjesë e atij që do ta quanim qytetërim perëndimor nuk mund të mos ballafaqohesh me një kompleksitet çështjesh.   Më së pari do të ballafaqohesh me multisemantikën e termit kulturë çka, pashmangshmërisht, do të të çojë në historinë e tij. Nga kjo histori nuk mund të mos veçosh faktin se termi filloi të përdoret në Gjermani si  Kultur në shekullin XVIII duke nënkuptuar fillimisht atë që francezët kuptonin me qytetërim (civilisation) si diçka e vetme dhe homogjenizuese: pak a shumë procesi i njerëzimit drejt emancipimit dhe progresit dhe se, ndërkaq, me Herderin kultura vendoset në shumës pra futet koncepti relativist i kulturës: flitet për kultura të popujve - dhe hapet debati franko-gjerman mbi kulturën dhe qytetërimin, që i vuri këto dy koncepte në kundërvënie ndaj njëri-tjetrit: Iluminizmi ndaj Romantizmit, shoqëria ndaj komunitetit, arsyeja ndaj shpirtit. Që prej asaj kohe nocioni kulturë dhe veçanërisht raporti me nocionin qytetërim ka zënë një vend të rëndësishëm në debatin intelektual perëndimor ku…
Nëqoftëse ekziston ndonjë pikë e parbashkët ku mund të vëmë shenjën e barazimit midis sistemit socialist-komunist dhe partive totalitare me orientim të djathtë, kjo padyshim është mungesa e tolerancës ndaj
E Premte, 21 Tetor 2011 20:45

Tranzicioni dhe politika kulturore në Republikën e Maqedonisë

Publikuar në Nr. 18 Shkruar nga Violeta Simjanovska
Republika e Maqedonisë është gjeografikisht një shtet evropian, por gjendet në zemër të Ballkanit. Në turqisht Ballkan domethënë gjak dhe mjaltë. Ky është një emër që na përshtatet. Duhet shpenzuar ende
E Premte, 21 Tetor 2011 20:47

Arritje të zymta. Rreth decentralizimit në Moldavi

Publikuar në Nr. 18 Shkruar nga Constantin Cheianu
Më 27 gusht 2001 Republika e Moldavisë festoi përvjetorin e 10-të të pavarësisë së saj, i cili dha një rast po aq të mirë si dhe shumë të tjerë për të mbledhur disa statistika. Fatkeqësisht, këto treguan më tepër
E Premte, 21 Tetor 2011 20:51

Politikat kulturore në Evropën Qendrore dhe Lindore

Publikuar në Nr. 18 Shkruar nga Milena Dragicevic
Historikisht, interesimi i shteteve të Evropës Qendrore për artet ka qenë tepër i rëndësishëm. Marrëdhënia midis shteteve dhe arteve u krijua gjatë kohës së rizgjimit kombëtar, kur artet kontribuan në ngritjen e
Faqja 1 nga 4