Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore » Nr. 28-29
E Martë, 28 Shk 2017

Nr. 28-29

E Martë, 28 Gusht 2012 17:55

Editorial: Pse ky numër mbi Skënderbeun

Publikuar në Nr. 28-29 Shkruar nga Fatos Lubonja
Ideja e botimit të këtij numri të Përpjekjes me titull “Skënderbeu i kërkimit shkencor” na lindi pas reagimeve që pasuan në Shqipëri daljen e monografisë “Skënderbeu” të Oliver Jens Schmitt, përkthyer nga Ardian Klosi dhe botuar në Tiranë më 2008 nga Shtëpia Botuese “K&B”. Një valë akuzash u ngrit kundër autorit, prej një numëri të madh polemizuesish, ndër të cilët edhe firma të njohura specialistësh të fushës, autorësh të letrave shqipe, politikanësh të rangjeve më të larta, ku ndër më të spikaturit përmendim historianin Kristo Frashëri, shkrimtarin Ismail Kadare, Presidentin e Republikës Bamir Topi. Akuzat silleshin  kryesisht rreth temës se Schmitt është antishqiptar, gati gati sikur ai të bëjë pjesë në një konspiracion për të na “marrë”, “rrëzuar”, “dhënë serbëve” Skënderbeun, dhe se ka punuar për arritjen e këtij “misioni” nëpërmjet deformimit të historisë së heroit, të origjinës së tij dhe motiveve të kryengritjes së tij. Na duket e vështirë të ndajmë akuzat që kanë ardhur nga specialistët e fushës prej reagimeve vulgare të shkruesve të ndryshëm nëpër faqet e internetit, që herë herë degraduan deri në kërcënime me jetë të autorit, pasi na duket se ushqehen nga e njëjta frymë nacionalizmi që po gjen një terren të shtruar në…
Faqja 1 nga 4