Revista PERPJEKJA
Nga Baneasa për në Kishnjev: një rrugë!, Tymi - Tregime
E Hënë, 10 Dhjetor 2012 10:37 Publikuar në Nr. 5Tarraca ishte sheshi më i madh i kampit. Aty grumbulloheshim për të pritur grupin e policëve të punës që na shoqëronte për në minierë si dhe për apelet e ditës. Qe një sipërfaqe sa dy-tre fusha volejbolli, e shtruar me beton dhe e rrethuar me kangjella hekuri që mbulonte banjat, nevojtoret, depot e teshave të minierës dhe kuzhinën private.
Milingonat, Kënaqësia e perëndive, Drejt hiçit po shkoj me lavdi, Mushkonja
E Dielë, 13 Nëntor 2011 10:44 Publikuar në Nr. 8Arben Dedja
milingonat
gëlojnë
miliona e miliona
milingona
milimetër për
milimetër
lëvrijnë
miliarda miliona
milingona
militante të milimetruara
militojnë
milen
milingojnë
Shpella e trishtimeve të tua (1994)
-------------
Brixhilda Ndini
KËNAQËSIA E PERËNDIVE
Ëngjëjt nuk dinë të qajnë,
Nga sytë nxjerrin veç dritë
Mos u mërzit i dashur
Që nuk ndjen dot dhëmshuri për mua.
Perandori im (1995)
-----
Redi Gjuzi
DREJT HIÇIT PO SHKOJ ME LAVDI
Eci si i mpirë
Urbani ndaloi në stacion
Lidhëset m u zgjidhën
Ula kokën dhe volla.
Kërkoj një cigare në xhep
Sikur të kisha një pistoletë,
a do të vrisja dikë?
(rruga është bosh!)
Vrapoj si një pijanec i dehur,
Koka u ftoh
Po më kruhet...
Një lypës po fle.
Kam nevojë për trupin tënd
Shurroj poshtë orës së madhe
Sy maceje jeshil
Një qen po ngordh
Këpuca m u zgjidh prapë.
Kam nevojë për një cigare
Një lypës po fle
... Drejt hiçit po shkoj me lavdi.
Drejt hiçit me lavdi (1996)
---------------------
Mimoza Picari
MUSHKONJA
Ajo në tavan
unë në dysheme
Ajo fluturon
unë eci pëdhe.
Ajo këndon rëndom
unë dëgjoj dhe hesht;
Ajo më merr gjak
unë kruhem dhe hesht.
Një e dyta (1996)
-----------
Majla Zeneli
UNË
Unë u shtriva në mes të krevatit
si një rrugë
dhe flokët e mija
binin si shi
E pjesët e anëshme të krevatit
trotuare u bënë.
Shiu përplasej mbi to
me rreptësi,
sidomos mbi jastëkun
- një kafshë e bardhë!
Një lëkurë e regjur u bë mbulesë.
Uniforma e rrugëve me pemë
u vesh sërish.
Dhe unë e shtrirë mbi krevat
ëndërroja për të qenë rrugë.
Autoportret (1994)
Ashtu më ka mbetur në sy: e kërrusur, me mollëzat e faqeve përjetësisht të skuqura nga nuk di çfarë sëmundjeje, me gishtat e vegjël të duarve gjysmë të përkulur nga një defekt i lindur. E thërrisnim Dede, dhe ishte gjyshja jonë.
Peizazh
Kilometra vargjesh
varur në tel
presin diellin të thahen.
Një fëmijë rërën gërvisht
në plazh
dhe futet në det.
Karrigia jonë
u shemb,
tani kemi një vend më pak.
Në qiell është shtrirë
një re-çarçaf,
për zogjtë e lodhur
Pa titull 1
Ditët vendosën të martohen
me javët,
dhe muajt me vitet.
Ne, mbetëm jashtë kohe
dhe ëndërruam të ishim
ditë ose javë,
muaj dhe vite.
Lëmshe rrugësh çmbështollëm
dhe ecëm mbi to,
nga shenjat gjuhësore
i zhdukëm
pikpyetjet, presjet dhe pikat,
e kurrë nuk harruam
me kujdes të qeshim,
dhe as të qajmë.
Fjetëm bashkë,
dhe bashkë u zgjuam mëngjeseve,
fëmijët që lindën prej nesh
s patën emra,
as rrugët s do të kenë.
... Ditët vendosën të martohen
me javët,
e muajt me vitet.
Jashtë mbetëm ne.
PA TITULL 2
Ditët
janë veshur me frak
dhe divorcojnë netët
në gjyqe mëngjesesh,
larg kafesë
dhe tymit të duhanit,
në shtretër të boshatisur
nga dëshirat dhe fjalët.
Larg prej meje
mendime të mbrapshta!
sot fëmijët bëhen pleq
e të rinjtë burra,
dielli unazë dhe unazat
teneqe.
Larg prej meje
ditë të bukura!
që sot e tutje
unë
do të plakem.
GABIM I PËRHERSHËM
Unë
kam në shtëpi
dy lule të kaltra
që nuk më pëlqejnë
dhe një tjetër
që shumë e dua, të gjelbër.
Kam dhe një vazo në dhomë,
plot me dhè të mbushur,
pa lule.
Atë
gabimisht
e ujis përditë.
NJË KËNGËTAREJE QË
Unë tu s të njoh,
ti muzikë bluz këndon
për ne
nga larg
dhe bëhemi shoqe.
Këtu një qen leh me forcë
dhe orët
kthyer janë
në infeksion
që na ngjitet përditë.
Pianoja ime
këndon vetë,
edhe kitarra,
në ëndërr unë veten shoh
duke kënduar më bukur se ti,
nesër gjeli do të këndojë në agim,
unë s do ta dëgjoj
se nuk dua të zgjohem,
por kur të çohem
pantallonat do vesh,
dhe bluzën,
dhe këpucët
e ti këndo
muzikë bluz për ne dhe pak
... më mirë, më mirë të mos jemi
shoqe bashkë
Kasëm Trebeshina 70-vjeçar - në kërkim të së tashmes së përjetshme
E Shtunë, 05 Nëntor 2011 16:21 Publikuar në Nr. 8Sivjet, më 8 gusht, u mbushën 70 vjet prej lindjes së Kasëm Hysen Trebeshines nonkonformist i pakompromis, luftëtar i përhershëm për mendimin dhe krijimin e lirë, mbrojtës i pamëshirshëm i të vërtetës dhe i sinqeritetit të pakursyer, monument i rezistencës intelektuale, morale dhe artistike.
- «
- Fillo
- Paraardhesi
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- Pasardhesi
- Fundi
- »