Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore » Fazli Syla
E Shtunë, 20 Pri 2024

Fazli Syla

Disa dukuri të kulturës politike të shqiptarëve

E Mërkurë, 19 Tetor 2011 19:26 Publikuar në Nr. 13-14

Në rrjedhat e zhvillimit të ngjarjeve në Ballkanin e trazuar e me lakmi të mëdha territoriale, të përcjella me propagandë të fuqishme, me dokumentacion të falsifikuar e nacionalizëm agresiv, me aversionin e evropianëve ndaj pjesës së islamizuar të shqiptarëve, me koalicionet sllavo-ortodokse dhe luftërat për ndikim, me pavarësi të rrezikuar dhe disa herë të cënuar apo të humbur të shtetit shqiptar dhe me rrethanat jetësore e politike jashtëzakonisht të rënda në pjesët e mbetura jashtë kufijve të shtetit, shqiptarët e presin mbarimin e këtij shekulli si populli më i rrezikuar dhe me një vizion mjaft të paqartë për të ardhmen e tyre. Kushtet historiko-shoqërore kanë kushtëzuar edhe vetëdijen e qasjet e
ndryshme rreth çështjes kombëtare dhe i kanë krijuar bazat për kulturë të përgjithshme dhe kulturë politike të ndryshme në pjesët e kombit tonë të ndarë. E kaluar ka krijuara edhe logjikë e praktika të ndryshme të formuara sipas kritereve, dispozitave, ideologjive e mostrave shqiptare, jugosllave, ruse, kineze etj. Karakteristikë e përbashkët e të gjitha këtyre është logjika totalitare gjithnjë e pranishme te pjesa dërrmuese e kuadrove të formuara gjatë këtij gjysmëshekulli. Të gjithë deklarohen për demokraci, por siç them unë, mjedisi imose partia ime për dialog, me dëshirë që të mos ketë, për shprehje të lirë të mendimeve, me që kusht të aprovohet i imi ose i grupacionit tim etj. Në të shumtën e rasteve, mendimi tjetër, që dikur quhej armiqësor, tani quhet antikombëtar, dhe ai që mendon ndryshe, është në shërbim të huaj e epitete të tjera edhe më të rënda. Kështu, të gjithë janë për pajtim kombëtar, por në të vërtetë shumica që ti të pajtoheshmemua, e duan pluralizmin, me kusht që të gjithë të mendojnë njësoj.