Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore » Luz Thaqi
E Martë, 16 Pri 2024

Luz Thaqi

Kamaleonizmi si farsë dhe lojë

E Martë, 11 Dhjetor 2012 20:22 Publikuar në Nr. 7

Qasjet shqiptare në Uashington

E Hënë, 17 Tetor 2011 10:15 Publikuar në Nr. 9

Po mbushet gati një shekull që kur shqiptarët e parë erdhën në Boston nga trojet e tyre. Ndonëse nuk ka ndonjë të dhënë zyrtare, supozohet se në SHBA duhet të ketë diku midis 300-500 mijë shqiptarë. Arsimimi dhe kualifikimi i emigrantëve shqiptarë ka qenë i lidhur me periudhat kur kanë emigruar si dhe me motivet që i kanë shtyrë të braktisin atdheun. Marrë në tërësi, pjesa më e madhe e atyre që erdhën në SHBA në vitet 70 - 80 nga Kosova dhe Mali i Zi ishin të pangritur dhe pa kualifikimin e duhur. Shtresa më e ngritur intelektuale (pos atyre të viteve 20 - 30) ka emigruar pas okupimit të Kosovës (1990) dhe hapjes së kufirit shqiptar, gjithnjë duke u shtuar në vitet që pasojnë demokracinë shqiptare. Është vështirë të sigurohen shifra nga zyrtarët amerikanë pasi në emigrimet fillestare shumë shqiptarë kanë ardhur nga Greqia me dokumente greke, shumë arbëreshë me dokumente italiane, shumë shqiptarë nga Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova me dokumente të ish-Jugosllavisë dhe, në regjistrimet amerikane, i jepet përparësi shtetësisë e jo kombësisë. Janë bërë disa tentativa për regjistrimin e shqiptarëve përmes kishave dhe xhamijave, por rezultatet nuk kanë qenë të plota.
Sikundër shumë komunitete dhe grupe të ndryshme etnike që kanë në SHBA bazat e tyre, madje mjaft të fuqishme (si lobi ebre, grek, serb etj.) në vitet 90 edhe shqiptarët formuan lobin Liga Shqiptaro-Amerikane me në krye Joe Dioguardin.