Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore » Heinrich Böll
E Hënë, 20 Nën 2017

Heinrich Böll

Mandata, Në urë

E Martë, 25 Tetor 2011 09:42 Publikuar në Nr. 24

Ju i njihni ato fole plehrash ku është e kotë të pyesësh përse hekurudha ka ndërtuar atje një stacion; ku pafundësia është ngurrosur mbi nja dy shtëpi të pista dhe një fabrikë gjysmë të rënuar. Rretheqark janë fushat, me mallkimin për të qenë përjetësisht shterpë; janë të paqeta, sepse kurrë ndonjëherë nuk është parë në to ndonjë pemë a këmbanore kishe.