Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore » Armanda Hysa
E Enjte, 18 Pri 2024

Armanda Hysa

Tregu, Etnia dhe Identiteti: Çarshia e vjetër e Shkupit

E Enjte, 27 Tetor 2011 07:22 Publikuar në Nr. 25

Studimi i tregjeve gjithnjë ka qenë një nga problemet kryesore të antropologjisë ekonomike. Ato janë studiuar jo vetëm për funksionin e tyre ekonomik, por edhe për atë social. Tregjet tradicionale, e veçanërisht pazaret e vjetra, e tërheqin vëmendjen e kërkuesit pasi kanë përfaqësuar jo vetëm hapësirat urbane të shkëmbimit ekonomik, por edhe hapësirat urbane me intensitetin më të lartë të komunikimit shoqëror dhe kulturor.