Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore » Gazmend Kapllani
E Hënë, 25 Sht 2017

Gazmend Kapllani

Ditar i shkurtër kufiri

E Enjte, 27 Tetor 2011 20:01 Publikuar në Nr. 26-27

Unë vuaj, tash sa kohë, nga sindroma e kufirit. Kjo është një sëmundje që vështirë të përshkruhet saktësisht. Ndryshe nga agorafobia apo depresioni, ajo nuk shfaqet në listën e çrregullimeve të njohura mendore. Por, më tej, ndoshta do mundem të paraqes disa prej simptomave të saj. E di që ka edhe plot të tjerë që vuajnë prej saj. Ata që s'e kanë provuar kurrë shtytjen që të kapërcejnë një kufi apo që s'u ka ndodhur t'i kenë kthyer mbrapsh në kufi, e kanë të vështirë të na kuptojnë. Problemi im me kufijtë vjen nga një kohë e largët, nga fëmijëria ime. Sepse, nëse përfundon apo jo me këtë sëmundje, është kryesisht çështje fati: varet se ku ke lindur.
Unë linda në Shqipëri.