Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore » Autorë të ndryshëm
E Hënë, 20 Nën 2017

Autorë të ndryshëm

Mozaik historik shqipesh mërgimi

E Enjte, 27 Tetor 2011 20:06 Publikuar në Nr. 26-27

Ky është një mozaik shqipesh të mërguara të qëmotit, të Jugut e të Veriut: De Rada, Naimi, Fishta, Konica, Noli, Camaj. Të mërguara, sepse sot tingëllojnë ndryshe e larg nesh në kohë, por edhe sepse autorët e vargjeve dhe prozës që vijojnë, ishin të mërguar ose të përzënë kur shkruan vargjet e sjella këtu, ndaj përcjellin dhimbje, inat, pathos apo zhgënjim. Janë disi më romantikë e sentimentalë sesa emigrantët e sotëm, por jo edhe aq larg tyre në mjaft ide dhe përjetime. Një tjetër argument ky, për qenien e një komuniteti relativisht të njësuar në rrugëtim të vazhdueshëm, që pavarësisht nga koha, vendi ku emigron apo origjina specifike, është prodhues i diskurseve të ngjashme, kryesisht nën gjëmën ekzistenciale të mallit dhe frikës nga ndarja e përhershme prej vetes së djeshme, dhe frika nga vetja e nesërme. [Eda Derhemi]