Revista PERPJEKJA

You are here: Faqja kryesore » Revista Përpjekja
Friday, 19 Apr 2024

Revista Përpjekja

Libra të rinj

Tuesday, 11 December 2012 09:01 Published in Nr. 6

Historia e Shqiptarëve. Gjendja dhe perspektiva e studimit

Wednesday, 10 October 2012 07:53 Published in Njoftime
Përpjekja sjell në shqip “Historia e Shqiptarëve. Gjendja dhe perspektiva e studimit” (Botimet Përpjekja, Tiranë 2012), një përmbledhje ligjëratash të historianëve dhe specialistëve të huaj mbi aspekte të historisë së shqiptarëve. Këto ligjërata janë mbajtur në tubimin që ka organizuar Instituti i Studimeve Shqiptare të Mynihut dhe Instituti i Historisë së Evropës Lindore të Universitetit të Vjenës, në dhjetor 2006 dhe përfaqësojnë një vështrim nga jashtë të problematikës në të cilën ndodhen shkencat shqiptare të historisë, me synimin për të krijuar një bazë për diskutime të mëvonshme me studiuesit shqiptarë.   Mes ligjëruesve janë: Peter Bartl, Nathalie Clayer, Konrad Clewing, Robert Elsie, Bernd J. Fischer, Markus Koller, Noel Malcolm, Joachim Matzinger, Robert Pichler, Michael Schmidt-Neke, Oliver Jens Schmitt, Stefan Schumacher dhe Stephanie Schwandner-Sievers. Libri u përgatit nga Oliver Jens Schmitt dhe Eva Anne Frantz dhe u përkthye në shqip prej Pandeli Panit dhe Artan Putos. Libri gjendet në libraritë kryesore të Tiranës.
Page 3 of 4