Revista PERPJEKJA
Revista Përpjekja
Nathalie Clayer: Në fillimet e nacionalizmit shqiptar
Friday, 16 December 2011 12:55 Published in Njoftime
Më 21 tetor, ora 18, në Kafen „House of Arts“, Akademia e Arteve Tiranë, Ambasada e Francës në Shqipëri dhe Aleanca Franceze e Tiranës kanë kënaqësine t’ju ftojnë në prezantimin e botimit në shqip të librit „Në fillimet e nacionalizmit shqiptar“ të Nathalie Clayer, Drejtuese Shkencore pranë EHESS, në prani të autores, botuesit dhe përkthyesit.
Botohet libri fotografik "Shqipëria në Tranzicion"
Sunday, 06 November 2011 22:36 Published in NjoftimeNë 22 Tetor u promovua libri i Hans Peter Jost dhe Christina Kleineidam me parathënie të F. Lubonjës "Shqipëria në tranzicion 1991" (Shtëpia botuese Benteli).
Botimi i këtij libri u mundësua nga Swiss Cooperation me partner shqiptar Revistën Përpjekja. Libri është dygjuhësh, anglisht dhe shqip.
Një histori tjetër evropiane: Industria kinematografike dhe protagonistët e saj në Ballkanin e viteve 70-të dhe deri sot
Tuesday, 25 October 2011 15:23 Published in Nr. 25Ky është titulli i projektit që revista Përpjekja ka zhvilluar në harkun kohor të një viti në bashkëpunim me Observatorin e Ballkanit (Osservatorio sui Balcani, www.osservatoriobalcani.org) me seli në Rovereto të Italisë.