Revista PERPJEKJA

You are here: Faqja kryesore » Eda Derhemi
Tuesday, 23 Apr 2024

Eda Derhemi

Hyrje në përmbajtjen e këtij numri

Monday, 31 October 2011 18:39 Published in Nr. 26-27

Ky numër i revistës Përpjekja përshkruan dhe analizon emigrantët e pas 90-ës nga këndvështrime të ndryshme, jetët e tyre paralele, problemet e tyre të zanafillës, ato të sotmet, dhe ato që priten në të ardhmen.

Pothuajse gjysma e të gjithë shqiptarëve janë larguar nga vendi gjatë dy dekadave qysh prej rënies së komunizmit. Midis tyre, emigrantët në SHBA kanë qenë grupi i tretë për nga madhësia. Ky studim tregon dhe interpreton përvojat e këtij grupi emigrantësh të brezit të parë, dhe në të mbizotëron pikëpamja subjektive e autorit.

Doli numri 26-27 i revistës Përpjekja, “Mërgimi shqiptar pas vitit 1990”. Në këtë vëllim analizohen nga këndvështrime të ndryshme, historitë dhe dilemat social-kulturore, ekonomike e politike të emigrantëve të pas 90-ës, në lidhje me vendin e origjinës dhe destinacionet e ndryshme nëpër botë.