Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore » Albana Rexhepaj
E Enjte, 25 Pri 2024

Albana Rexhepaj

Delja e zezë mes nesh

E Premte, 25 Shkurt 2011 10:16 Publikuar në Nr. 26-27

Më 28 nëntor 2010, 52.9 % e votuesve zviceranë dhe 17 prej 24 kantoneve të Zvicrës votuan pro referendumit të Partisë Popullore Zvicerane (SVP) që bën thirrje për deportimin automatik të të huajve të dënuar për krime që shkojnë nga vrasja dhe përdhunimi e deri tek shitja e drogës dhe mashtrimi me sigurime shoqërore.