Revista PERPJEKJA

Ndodheni këtu: Faqja kryesore » Adrian Brisku
E Martë, 19 Sht 2017

Adrian Brisku

Imazhi i fesë islame në tekste shkollore të historisë

E Enjte, 27 Tetor 2011 07:23 Publikuar në Nr. 25

Ky punim shqyrton mënyrën e përfaqësimit të imazhit të fesë islame dhe myslimanëve shqiptare në disa tekste të përzgjedhura të historisë shqiptare për shkollat e mesme, të përdorura gjatë periudhës komuniste e pas-komuniste.

Paralelisht me rritjen e shanseve të Shqipërisë për t u integruar në Bashkimin Evropian, vërehet një shkallëzim i ligjërimit politiko-intelektual shqiptar rreth identitetit evropian të shqiptarëve. Edhe pse një ligjërim i tillë, që përpiqet të përafrojë identitetin shqiptar me një identitet të perceptuar evropian, nuk paraqet asgjë të re si argument, shumë pak vëmendje i është kushtuar mënyrës së formulimit tij dhe pasojat për hapësirën politiko-intelektuale shqiptare dhe, nga ana tjetër, sa përputhet ai me ligjërimin e sotëm jashtë Shqipërisë.